Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari e ka cilësuar një hakmarrje aksionin e IKMT te “Prestige Resort”.

Ai shkruan se shteti policor dhunon pronën private dhe në mes të sezonit turistik dhe kërkon t’i mbyllë gojën medias së lirë dhe të pavarur.

“Shteti policor dhunon pronën private dhe në mes të sezonit turistik jep pamje më të ulët për vendin.
Goditje për hakmarrje ndaj “Prestige Resort Hysenbelliu grup” kërkon ti mbyll gojën medias së lirë dhe të pavarur.
Hakmarrje pse zbardhi të vërtetën e korrupsionit në dogana dhe tatime”, shkruan Braimllari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb