Italia nuk shkoi më shumë se disfata 0-3 përballë Argjentinës në “Finalissima”. Pas përfundimit të sfidës, tekniku i “Axurrëve”, Roberto Mançini, iu përgjigj pyetjeve në konferencën për shtyp, ku nuk e fshehu zhgënjimin.

Çfarë tregon medalja e argjendtë? – Tregon një ndeshje që ne nuk e fituam, por që e arritëm duke fituar Europianin dhe pas tre vite e gjysmë të pamposhtur. Tregon një moment të mirë në karrierën tonë.

Ne u kthyem në “Wembly”, ku humbi ajo magji? – Unë thjesht dua të falënderoj të gjithë djemtë që kanë luajtur në këto 4 vite, është një pendesë e madhe që nuk u kualifikuam në Botëror. Ndeshja sot ishte e balancuar deri në 0-1, pastaj ne e humbëm. Djemtë tanë kanë shpenzuar shumë në këto dy vite dhe tani edhe unë jam pak i lodhur. Ne donim të ndryshonim pas kësaj ndeshje dhe do ta bëjmë.

Çfarë s’iu pëlqeu në sfidën e sotme? – Pjesa e parë ishte e balancuar. Golat e tyre në pjesën e parë erdhën nga gabimet tona. Ne e kishim topin dhe e humbëm, ndërsa në pjesën e dytë, ne e dorëzuam dhe mesin e fushës. Argjentina ka lojtarë fantastik, të cilët e dinë si ta menaxhojnë topin. Tani ne duhet të punojmë fort.

Çfarë është gjëja që ju shqetëson më shumë? – Do të lë disa lojtarë pushim. Pas Europianit ne kishim një periudhë të vështirë për të shënuar gola. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje në këtë pjesë. Ne duhet të punojmë më mirë dhe të bëjmë sa më pak gabime që të jetë e mundur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: