Gazetari Arjan Çani i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me sulmin e IKMT te “Prestige Resort”, teksa ka thënë se kjo është një goditje politike ndaj medias, e cila nuk ka përfituar ndonjëherë para shtetërore.

Sipas tij pamjet e publikuara nga shembja ishin të ngjashme me ato që mund të shihen nga një vend me regjim shumë të fortë si Kina apo Rusia, ndërsa tha më tej se ky sulm kishte si qëllim zhdukjen e mediave News24, BalkanWeb e Panorama pasi kryeministri Rama nuk mund t’i kontrollojë ato.

“Para së gjithash kjo është një goditje politike. Në Shqipëri në 99.99% e rasteve mediat janë një pushtet i katërt që duhet të funksionojë pasi janë një nga mënyrat për të përçuar mesazhin te publiku. Me sa di unë këto media nuk kanë përfituar para shtetërore apo publike ndonjëherë, kjo është një pikë e fortë e investitorit. Unë u ndjeva keq kur i pashë këto pamje, ishin të tmerrshme, mund t’i shohim te këto vendet që janë super regjime, Rusi apo Kinë po këtu nuk ma kishte marrë mendja. Ky sulm ka një qëllim, këto media duhet të zhduken sipas tij. Me logjikën e Ramës këto media duhet të zhduken sepse nuk i kontrollon dot, si zhduken ato, duke prerë burimet financiare”, tha Çani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb