TIRANE– Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka thirrur dje në mbrëmje në një takim urgjent drejtuesit Qendrore dhe Vendorë të Policisë së Shtetit.

Xhafaj iu ka lënë porosi të prerë për drejtorët dhe vartësit e tyre, të mos tolerohet askush në përballjen me forcën e ligjit. Ministri ka theksuar po ashtu se nuk ka grup apo organizate kriminale që mund të përballet me autoritetin veprues te Policisë dhe forcës së ligjit, të zbatuar me kurajo e ashpërsi masat ndaj atyre që konsiderohen “si te forte” dhe “te paprekshëm”.

Ministri ka qenë veçanërisht i ashpër me ngjarjen e fundit të ndodhur në Tiranë duke theksuar nevojën për të reflektuar e nxjerre përgjegjësitë konkrete. Po ashtu ai ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë të veprojnë me ashpërsi ndaj cilitdo që e konsideron veten “të paprekshëm” dhe sidomos ata qe kane ndërtuar biznese mbi aktivitete kriminale.

“Të forcohet kontrolli ne territor me një kombinim me efecient ndërmjet strukturave policore vendore me strukturat operacionale dhe forcat speciale ne qendër, duke shkuar atje ku janë problemet e jo duke pritur te menaxhohen ngjarjet konkrete. Të thellohet analiza e të gjithë personave me aktivitet e precedentë kriminalë, të analizohen lidhjet e tyre dhe burimet financiare të dyshimta. Policia Kriminale të evidentojë, dokumentojë dhe të referojë sa më parë materialet në ngarkim të të gjithë atyre personave apo grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në territor, krahas grupeve kriminale tashmë të skeduara që janë në proces hetimi. Të intensifikohet puna për kapjen e personave në kërkim për të cilët ka një mandat arresti kombëtar apo ndërkombëtar. Të bashkëpunohet më mirë në qarqe me SHISH, Prokurorinë dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave”, tha Xhafaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb