Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Perëndimit të vendosë sanksione më të ashpra kundër rrethit të brendshëm të Vladimir Putinit, në mënyrë që të ndalë këtë të fundit.

Dje SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera njoftuan masa kundër individëve dhe bankave ruse, por Dmytro Kuleba iu bën thirrje këtyre vendeve që të shkojnë më tej me sanksione.

“Hapat e parë vendimtarë u ndërmorën dje dhe ne jemi mirënjohës për ta”, shkruan Kuleba në Twitter.

“Tani presioni duhet të rritet për të ndaluar Putinin. Goditi ekonominë e tij dhe miqtë e tij. Goditi më shumë. Goditi fort. Goditi tani.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb