Prodhuesi britanik Rolls-Royce prin në garën e makinave luksoze, por mund ta ketë rival të fuqishëm modelin “Godsil Manhattan”.

Godsil Manhattan 4

Kjo veturë nga kompania amerikane Godsil Motorcars, do të ketë nivel të lartë luksi, konstrukt të fuqishëm, si dhe elemente të përfunduar deri në detaje, raporton Telegrafi.

Godsil Manhattan 2

Me njëmijë kuajfuqi, kjo kupe pritet të jetë e shpejtë, ndërsa me rrotat prej 22-inch mundë të lëvizë edhe nëpër terrene të vështira.

Godsil Manhattan 3

Tavani do të jetë i mbuluar nga një panel xhami, derisa trupi më i gjerë se Rolls-Royce Phantom është nga metali të cilit nuk i mbesin njolla. Mirëpo, kjo makinë nuk pritet të lancohet së shpejti, por pas rreth tre vitesh.

Godsil Manhattan 5
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb