UEFA Champions League dhuroi spektakël që në short me goglat që risollën edhe një herë për tifozët sfidën e përjetshme Messi vs CR7. Për herë të parë që pas largimit të tij nga Spanja, portugezi do të ketë sërish përballë rivalin e tij më të madh, Leo Messi. Në Grupin C pritet që gjithçka të vendoset pikërisht nga kjo përballje, Juve dhe Barcelona do të synojnë kreun e grupit ndërsa Dinamo Kiev dhe Ferencvaros, dy ekipet e tjera në këtë grup, do të luftojnë për vendin e tretë. Ky është një grup i veçante për tifozët kudo në botë por është një ëndërr edhe për një personazh të futbollit shqiptar, Myrto Uzuni.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare do të përjetoj live ëndrrën e tij më të madhe, jo vetëm për të qenë në fazën e grupeve ne Champions League por do të luaj kundër dy lojtarëve më të mirë në botë, Lionel Messi dhe C.Ronaldo. Sulmuesi berat është një fans i zjarrtë i yllit portugez dhe kjo është më shumë se sa një ëndërr.

Uzuni
Uzuni

Në analizën që mediat italiane i bënë grupit të Juventus, u ndalën edhe tek Ferencvarosi ku theksojnë se ylli i këtij ekipi është pikërisht Myrto Uzuni, së bashku me trajnerin e tij Sergiy Rabrov, të cilët pas 20 vitesh rikthyen ekipin hungarez në Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb