Maribori i Valon Ahmedit përmbysi Aluminijn me rezultatin 2-3, në sfidën ku protagonist ishin dy futbollistët shqiptare, Françesko Tahiraj për vendasit dhe mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmedi për miqtë.

Tahiraj kaloi në epërsi skuadrën e Aluminij në minutën e 15-të, ndërsa goli i shqiptarit u zhvlerësua nga një tjetër futbollist shqiptar. Ishte pikërisht Valon Ahmedi i cili barazoi shifrat në minutën e 65-të. Vendasit kaluan përsëri në avantazh në minutën e 69-të. Ndërsa 5 minuta më mbrapa Maribori barazoi sërish pas asistit nga këndi të Ahmedit për futbollistin Billong.

Kapionët e Sllovenisë përmbysën rezultatin në minutën e 89-të me autor Hotiç. Ahmedi qëndroi në fushën e lojës përgjatë 90 minutave duke qenë një ndër më të mirët në fushë për Mariborin, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Tahiraj u zëvendësua në minutën e 79-të./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: