Rey Manaj është kthyer në titullar fiks tek Spezia, lider i sulmuesit, këtë e vërtetoi sërish kundër Salernitana ku realizoi një gol dhe fitoi një penallti. Në fund të sfidës të përfunduar në barazim 2-2, Manaj ishte lojtari më i vlerësuar, nota 7, ndërsa në një intervistë për Sky Sport, sulmuesi kuqezi sheh të ardhmen me optimizëm:

“Të vjen keq që nuk arritëm të dilnim me pikë të plota, por për mënyrën se si shkoi ndeshja është mirë edhe kështu. Tani duhet të mendojmë për sfidën kundër Fiorentinës, një skuadër e madhe por jemi të lumtur dhe do të japim maksimumin.

Penalltitë i gjuaj unë dhe Verdi, në penalltinë e dytë ishte e drejtë që të gjuante ai, festoi edhe për djalin. E rëndësishme është të shënosh. Sezoni po shkon mirë por asgjë nuk ka përfunduar, dëshirojmë të sigurojmë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ndër të tjera Rey Manaj për Sky Sport.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: