Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive këtë fundjavë, teksa nuk kanë munguar as golat e realizuar nga legjionarët kuqezi.

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Al Khaleej në kampionatin arab. Cikalleshi duket se po kalon një formë mjaft të mirë, teksa ka realizuar për skuadrën e tij edhe para pak ditësh.

Mesfushori kuqezi, Odise Roshi ka dhuruar spektakël këtë javë në Turqi, duke asistuar dy herë te shokët e skuadrës e duke qenë faktor i rezultatit pozitiv për skuadrën e tij.

Sakaq, ai është vlerësuar nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘SofaScore’ si futbollisti më i mirë në radhët e Sakariaspor-it, ndërsa si lojtarët më të mirë në ekipet e tyre këtë fundjavë janë vlerësuar edhe Enis Çokaj te Panathinaikos dhe Elhan Kastrati në radhët e Cittadella-s.

Gjatë fundjavës, të tjerë futbollistë të Kombëtares shqiptare si Berat Djimsiti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Frederic Veseli etj., janë aktivizuar me skuadrat e tyre në kampionatin europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb