Ballkani barazoi 1-1 me CFR Cluj, në ndeshjen e parë të grupeve të Conference League. Goli  i parë në Europë dhe me siguri historik për dardanët erdhi nga Armend Thaqi, i cili dha prononcimin e tij pas ndeshjes.

“Pas gjithë ndeshjes së mirë, patëm posedimi, patëm raste pranuam golin në fund i cili na lenë të zhgënjyer. Prapë se prapë na bën të ndihemi mirë për atë që treguam. Ishim pak të lodhur për shkak të derbit me Prishtinën. Ajo që treguam sonte na jep shpresë se mund të bëjmë edhe më shumë në ndeshjet e tjera. Goli i parë në histori në fazën e grupeve për ekipet kosovare më bënë të ndihem mirë. Nuk kam dëgjuar asgjë, nuk mendova fare thjeshtë godita dhe shënuam. Ne luajmë si grup dhe duhet të vazhdojmë të luajmë kështu. Pa ndihmën e të tjerëve nuk do të shënoja”, theksoi Thaqi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: