I pari ka luajtur, shënuar dhe fituar, ndërsa për tjetrin është derbi i parë dhe kërkon të lerë menjëherë shenjë. Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Dy “gjigandë” te të cilët Milan dhe Inter shpresojnë të udhëheqin skuadrat drejt suksesit në përballjen e madhe të së dielës në mbrëmje. Suedezi ka shuar alarmizmin që rrethonte kuqezinjtë në ditët e fundit. Pasi mungoi në sfidën e së dielës kundër Veronës dhe stërvitjeve të diferencuara në fillim të javës, Ibra I është kthyer përgatitjeve me pjesën tjetër të ekipit.

Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg
Ibrahimovic Cropped 1qepwjc7twzgl1oarsbp2i1fyg

Megjithëse nuk ka shënuar shumë që nga rikthimi në Serie A, impakti i tij te Milan është mbreslënës. Për kërë arsye, kuqezinjtë mbështesin të gjithë optimizmin te gjigandi i tyre i sulmit. Me shumë pritshmëri, por këtë herë nga populli zikaltër, rrethohet Romelu Lukaku. Ashtu si Ibra, qasja e tij me Inter në sezonin e parë është spektakolare.

Lukaku Sky Sport
Lukaku Sky Sport

Sulmuesi belg ka shënuar 16 gola në 22 ndeshje dhe është realizuesi më i mirë për skuadrën e Antonio Conte, njeriu që e kërkoi me çdo kusht në merkaton e verës. Deri tani, Lukaku e ka shpërblyer të gjithë investimin e rëndësishëm të klubit interist, ndërsa nga ai kërkohen golat si debutues në derbin e Milanos, një sfidë që vlen jo vetëm për prestigj, por edhe për objektivat madhorë të Inter në këtë sezon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb