Për shumë njerëz rikthimi i Zlatan Ibrahimovic shihet si zgjidhja e problemeve të Milanit, ndërsa shumë të tjerë nuk pushtohen nga euforia. Përkundrazi, e shohin këtë lëizje të klubit kuqezi, thjesht të dëshpëruar nga situata e vështirë. Fusha e lojës do të tregojë se kush ka të drejtë, ndërsa deri atëherë mediat italiane mbështeten tek numrat për të bërë parashikime se si do të jetë rikthimi i Ibra në Serie A.

Shifrat janë në krah të sulmuesit. Në fakt, me 42 gola në 61 ndeshje, suedezi vazhdon të jetë shënuesi më i mirë për Milan që nga viti 2012, kur ai u largua drejt Parisit si kampion i Italisë. Por përveç aspektit sportiv, Ibrahimovic pritet të jetë një “biznez i mirë” për klubin kuqezi edhe në aspektin financiar. Kjo konfirmohet menjëherë nga fushata e abonimeve për pjesën e dytë të sezonit. Kërkesat janë rritur ndjeshëm sidomos për ndeshjet në shtëpi.

125334877 Ce7b8bf7 1f6d 436c 9f81 08f235c7b234
125334877 Ce7b8bf7 1f6d 436c 9f81 08f235c7b234

Është rritur gjithashtu kërkesa e tifozëve për fanelën e Zlatan, që ende nuk ka dalë në shitje në dyqanet zyrtarë të Milanit. Por më e rëndësishmja, siç raportojnë mediat përtej Adriatikut ka të bëjë me sponsorat. “Marka” Ibrahimovic është ikonë publicitare e shumë kompanive prestigjoze, që kanë nisur menjëherë kontaktet me klubin kuqezi, I cili duket se po merr shpejt “frytet” e asaj që konsiderohet si goditja më e madhe në merkaton e dimrit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: