Myrto Uzuni po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. 11 golat e tij në 19 ndeshje, e bëjnë atë golashënuesin më të mirë në Kategorinë e Dytë spanjolle dhe është vetëm gjashtë gola larg numrit të tij më të mirë, në sezonin 2016-2017 në Kategorinë e Parë në Shqipëri.
Por kontributi i tij në fushë nuk janë vetëm golat. Aksionet e Uzunit, sipas Inteligjencës Artificiale, janë me më shumë vlerë sesa të çdo lojtari tjetër. Ky është artikulli special që e përditshmja “AS” sjell për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
ÇIPI- “Olocip” studion vlerën e veprimeve të lojtarëve në fushë. Kjo është ajo që gjenerojnë këto veprime dhe ndikimi i tyre në ekip. Çipi e bazon vlerësimin e tij jo vetëm në sasinë e veprimeve, por edhe në cilësinë e tyre. Ajo që merret parasysh është vlera e veprimeve për të ndryshuar situatën, si në shënimin apo edhe pësimin e një goli. Shqiptari është ai që gjeneron më shumë vlerë me veprimet e tij (6.75) nga të gjithë lojtarët jashtë fushës në këtë kategori.
STATISTIKAT- Uzuni ka shënuar 11 gola, dy nga penalltia dhe nëntë gjatë lojës. Sigurisht që deri tani ka goditur 48 herë portën. Përveç kësaj, ai edhe ka asistuar për gol në dy raste. Uzuni ka pasur 61 duele ajrore, 48 prej tyre në sulm. Ka ndërprerë deri në 20 aksione, ndonëse ka vetëm pesë rikuperime të topit. Janë 258 pasime që ka dhënë dhe ka pasur 59 shpërthime në krah.
Shqiptari kontribuon nga çdo cep i fushës sepse ka luajtur edhe majtas, por edhe si sulmues i dytë në sulm. Te Granada ai është lojtari i tretë që fiton më shumë duele ajrore dhe lojtari i tretë që kryen më shumë duele ajrore, ai që finalizon aksionin më mirë dhe ka shënjestrën më të mirë të goditjes. Është edhe ai që ka fituar më shumë penallti. Disa të dhëna që po e bëjnë Uzunin lojtarin më të mirë në këtë kategori, bazuar në golat, por edhe në gjithçka që i sjell skuadrës në fushë.
JASHTË FUSHE- Shënjestra e tij këtë sezon vazhdon të jetë vetëm në shtëpi dhe objektivi është për të tundur rrjetën edhe jashtë saj. Uzuni ka shënuar 11 gola, të gjithë në shtëpi. Kjo është sfida e tij e madhe për ndeshjen e fundit të 2022-shit në Lugo: të arrijë të heqë qafe “mallkimin” e golit jashtë fushe.