“Nëse luan për Barcelonën, gjithmonë mendon për fitimin e titujve. Liga e Kampionëve është gjëja më e rëndësishme. Por ne duhet të ecim hap pas hapi, potenciali ynë dhe cilësia janë të larta. Duhet të përmirësohemi gjatë sezonit për të qenë sa më lart”.

Kështu ka deklaruar Robert Lewandowski, qendërsulmuesi i ri i Barcelonës, duke folur për shtypin spanjoll në prag të miqësores kundër Juventusit në SHBA. Në lidhje me përfshirjen e tij në skuadër, sulmuesi polak shtoi:

“Që nga dita e parë ndihem shumë mirë, shoh që të gjithë po më ndihmojnë dhe më japin mbështetje, kjo do të thotë shumë për mua. Jam këtu për të bërë më të mirën. Dua të tregoj cilësinë time dhe të bëj paraqitje të mira. Ky sezon sigurisht që do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi”.

Lewandowski nuk ka dashur të ekspozohet se sa gola do të ketë shënuar në fund të sezonit: “Nuk është gjëja më e rëndësishme, para së gjithash dua që të fitojë Barcelona”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb