Këngëtari Arian Agushi që njihet si Gold AG ka thënë se është i gatshëm të shkojë për të luftuar në Maqedoni.

Ai ka thënë se deri tani nuk ka shkuar në Kumanovë pasi sipas tij nuk dihet ende se çfarë po ndodh atje.

Gold AG gatishmërinë për të shkuar në ‘luftë’ e ka thënë edhe duke u betuar në zot.

“Pasha Allahun unë jam i gatshëm më shku me luftu. Veç le të nis mirë lufta se unë jam atje. Në Allah po betohem për këtë. Kam dëshirë të vdes siç kanë vdekur ata në Kumanovë”- ka thënë Gold AG në “Zonë e Lirë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: