Golden State rikthehet të jetë protagonist në Konferencën e Perëndimit, teksa fitoi në momentet e fundit 94-92 ndaj Utah Jazz, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione.

6 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë, me Poole që ishte shënuesi më i mirë, me 20 pikë. Golden State mban vendin e dytë pas Phoenix Suns, duke zbritur në vendin e katërt Utah Jazz, që gjatë janarit nuk është në ritmin e fazës së parë.

Ndërsa të renditjes në Lindje qëndron ekipi i Miami Heat, që mposhti 113-107 Los Angeles Lakers. LeBron James realizoi 33 pikë e 11 rebound, por që nuk mjaftuan për kalifornianët, ndërsa për ekipin nga Florida u dalluan Robinson me 25 pikë e Butler me një “triple double”, 20 pikë, 10 rebound e 12 asiste.

Po në Lindje, zhgënjen Brooklyn Nets, që u mund 136-125 nga Minnesota, në një ndeshje spektakolare. Edwards me 25 pikë, Towns e Rossell me nga 23 pikë bënë diferencën në parket për Minnesota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb