Numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti dha mendimin e tij pas fitores 5-1 në Champions ndaj Salzburg. Ai u shpreh i lumtur, për faktin se skuadra e Los Blancos, arriti objektivin.
“E arritëm objektivin. Fituam dhe tentuam të luajmë një ndeshje të mirë. Në fillim ishim pak të dobët, por më pas e rregulluam lojën dhe gjithçka shkoi mirë. Natyrisht, cilësia e atyre që luajnë përpara nuk vihet në dyshim. Mundohemi të rregullojmë pjesën tjetër, sepse efikasiteti që kemi përpara është i pabesueshëm. Duhet të përmirësojmë repartet e tjera. Ndonjëherë bëjmë mirë, ndonjëherë më pak. Sidoqoftë, jemi në një formë të mirë”.
Goli i pësuar: “Nuk jam i zemëruar për golin, mbrojtja funksionoi mirë. Rüdiger ishte shumë mirë sonte, Alaba u kthye, Asensio është në formë. Mbrojtja është një problem kolektiv. Nëse kemi angazhim kolektiv, do të kemi sukses dhe do të përfitojmë nga cilësia përpara”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)