Policia e Bashkiake në Kavajë ka vijuar përsëri operacionin për pastrimin e vijës bregdetare, nga subjekte që vendosin çadra e shezlongë pa leje.

Gazetarja Aurora Golemi, sjell për “BalkanWeb”, foto nga aksioni në fjalë, ku uniformat blu, shihen teksa heqin nga rëra, çadrat e shezlonget.

Mësohet se policia, në aksionin e parë të zhvilluar para disa ditësh, pasi kishte konstatuar se subjektet nuk ishin të pajisur me lejet përkatëse, i kishin larguar objektet nga rëra, por operatorët turistikë, i kishin rikthyer ato sërish.

Ndërkohë, kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij, tha se nisma “Bregdeti ynë”, për arsye të sezonit veror është pezulluar, për të vijuar sërish, intensivisht gjatë muajve të vjeshtës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb