GOLEM

Njësia administrative e Golemit në Kavajë së shpejti do të ketë qendrën e saj të re. Bashkia e Kavajës ka nisur projektin për rehabilitimin dhe transformimin e plotë me anë të një investimi prej 1.1 milion dollarë.

Kryebashkiaku Redjan Krali u shpreh se ky investim dhe rehabilitim i qendrës së Golemit me më shume hapsira publike, ambiente shlodhëse dhe argëtuese do t’iu shërbejë banoreve por edhe turisteve.

Projekti për rehabilitimin e qendrës së Golemit përfshin asfaltimin e rrugës kryesore të pajisur me trotuare dhe ndricim në të dyja anët, një rrethrrotullim, shëtitore, lulishte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: