Manchester United pas ndalesës në Stokë është rikthyer te fitoret ashtu si në javët e para, me goleadë. “Viktima” në javën e pestë të “Premier League” ishte Everton që u mund thellë më rezultatin 4-0.

Takimi u zhbllokua mjaft shpejt pasi për këtë mendoi mbrojtësi i krahut të djathtë, Valencia. Futbollisti nga Ekuadori lëshoi një silur në minutën e katërt nga një kënd i prirët duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar që nuk bëri gjë tjetër veçse nxori topin nga rrjeta.

Rastet nuk munguan por për të parë golat e radhës duhej pritur shumë. Në 10 minutat e fundit të takimin “djajtë e kuq” arritën të realizonin edhe 3 të tjerë. Mkhitaryan në të 84-ën, Lukaku në të 89-ën dhe Martial në minutat shtesë vulosën rezultatin përfundimtar të takimit.

Një pritje aspak e ngrohtë nga ish-shokët e skuadrës për Ëayne Rooney i cili sot kthehej në “Old Traford” si kundërshtar me bluzën e Everton. Gjithsesi një trepikësh shumë i vlefshëm për të besuarit e Mourinho-s të cilët pas 5 javësh kampionat renditen të dytët me 13 pikë, po aq sa Manchester City i vendit të parë që udhëheq me golavarazh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb