Cristiano Ronaldo përjetoi në Beograd një nga momentet më të vështira në karrierë, mjaftoi një episod i “dyshimtë” në minutën e 94-ët për ta nxjerrë nga vetja yllin portugez. Në sfidën Serbi-Portugali po luhej minuta e fundit e shtesës, rezultati ishte 2-2, ndërsa CR7 i erdhi në këmbë një top i gjatë, arriti ta kthej në kuadrat dhe dukshëm topi kaloi vijën fatale, ky duhet të ishte goli i fitores por nuk e mendoi në këtë mënyrë gjyqtari i takimit. Në këtë fazë të kualifikueseve të botërorit nuk përdoret as “gol line”, pasi gjërat do të ishin më të lehta por mohimi i këtij goli të rregullt bëri që Ronaldo të hiqte shiritin e kapitenit dhe ti drejtohej dhomave të zhveshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky moment bëri xhiron e botës ndërsa vetë portugezi u përpoq ta shpjegonte në rrjetet sociale: “Ka momente të vështira për tu administruar, mbi të gjitha kur ndjen se si komb i tërë po denigrohet. Të jem kapiteni i përfaqësueses portugeze është një nga privilegjet më të mëdha në jetën time, kam dhënë dhe do të jap gjithçka për vendim tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Të ngremë kokën dhe të përballemi më sfidat e tjera”, shkruan Ronaldo në profilin e tij në “Instagram”.
(BalkanWEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb