Derbi i Londrës mes Chelsea dhe Arsenal u mbyll me rrjeta të paprekura dhe kjo si pasojë edhe e një goli të dyshimtë të anuluar nga gjyqtari i ndeshjes.

Ishte pikërisht minuta e 75-të kur mbrojtësi me origjinë shqiptare i “topçinjve”, Shkodran Mustafi, realizoi me kokë pas një goditje dënimi dhe të gjithë tifozët shpërthyen në festë. Bashkë me ta edhe Mustafi që dukej shumë i entuziazmuar.

Ndoshta nga prania e madhe e tifozëve ose e ndonjë shkaku tjetër, festa e Mustafit që nuk e dëgjoi vërshëllimën e arbitrit zgjati më shumë se ç’ndodh në të tilla raste. Kaq duhej dhe në rrjetet sociale filluan të dalin ‘memet’ e para me qendërmbrojtësin.
auto_19-1321505668048
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb