Lionel Messi nuk mund të bënte më mirë se kaq në ndeshjen e 1000-të të karrierës. Ylli i njohur i futbollit ndihmoi Argjentinën në pjesën e parë të ndeshjes së 1/16 të Botërorit të Katarit, pasi ia doli të shënojë një gol (vs Australia).

Ky gol është mjaft i rëndësishëm për “Pleshtin”. Arsyeja është fare e thjeshtë, pasi Messi tashmë shkon në kuotën e 9 golave në Botërorë, duke kaluar kështu edhe Diego Armando Maradonën me 8 gola.

Nëse ekipi i Scalonit ecën shumë në këtë kompeticion, gjasat janë që numri të vijë duke u rritur. Gjithsesi, për Lionel Messin ka rëndësi që skuadra të fitojë trofeun e Kupës së Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: