Polonia mundi 2-0 Arabinë Saudite, takim ky i luajtur ditën e sotme dhe i vlefshëm për Botërorin e Katarit. Për polakun Robert Lewandowski ishte goli i parë i shënuar në ndonjë Botëror prej tij dhe emocionet ishin të pashmangshme.

“Është një ëndërr e realizuar. Natyrisht që skuadra mbetet në vendin e parë dhe unë jam i kënaqur me suksesin, por një gol i shënuar në Kupën e Botës është vendimtar për një sulmues” – U shpreh ai pas  takimit. Lewa ka luajtur gjithsej 5 ndeshje në Botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: