Tifozëve të futbollit emri i Brignolit, portierit të Beneventos, do t’u kujtojë gjithmonë atë gol të realizuar në minuta e fundit në sfidën kundër Milan që u dha pikën e parë në kampionat debutuesve.

Ndonëse e festuan si të ‘çmendur’, ekipit të Benevento-s, sipas asaj që zbulon “Calcio&Finanza”, i ka kushtuar shtrenjtë ky gol, pasi aktivizoi të drejtën blerjes për mbrojtësin Antei (2.75 milionë euro) dhe sulmuesit Iemmello (4.75 milionë euro).

Të dy futbollistët erdhën të huazuar me të drejtë blerjeje te Benevento. Klauzola e blerjes do të hynte në fuqi, sapo ekipi të merrte pikën e parë.

Brignoli i bëri kështu 2 shokët e tij futbollistë të Beneventos, por duket se vetë ai do të ketë një të ardhme larg skuadrës ku u bë i njohur jo vetëm në Itali.

Ai është në pronësi të Juventusit, i huazuar në këtë ekip dhe klauzola e blerjes së tij nga skuadra e Beneventos hyn në fuqi nëse ai i bën 20 ndeshje në Serie A dhe nëse ekipi arrit të t’i shpëtojë rënies nga kategoria. E kjo vështirë që të arrihet, duke pasur parasysh gjendjen ekipit deri më tani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb