Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Çezenës në Serinë C. Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që skuadra e tij arriti.

Në minutën e 54’, 20-vjeçari shënoi golin e katërt për Çezenën, duke vulosur në një mënyrë fitoren. Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Silvinjos. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: