Armando Sadiku vazhdon të shijojë momentin si protagonist. Sulmuesi realizoi në mënyrë spektakolare në barazimin 1-1 të Luganos në tranfertën kundër Bazelit, ndërsa goli i tij është cilësuar nga tifozët si më i bukuri në javën e fundit të kampionatit zvicerian. Jo vetëm kaq. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka fituar edhe një vend në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.

Goli me goditjen e fortë dhe të saktë nga një distancë e largët dhe vlerësimi me vendosjen e emrit të tij në skuadrën më të mirë janë një sinjal i rëndësishëm se Sadiku po kthehet në formën e tij më të mirë pas dëmtimit që e mbajti për një kohë të gjatë larg fushave të lojës.

Sadiku1
Sadiku1

Ndërkohë, pavarësisht golit rekord, nuk është përfshirë në formacionin e javës të kampionatit zvicerian futbollisti tjetër shqiptar, Ermir Lenjani. Lojtari realizoi golin më të shpejtë në historinë e futbollit zvicerian, duke gjetur rrugën e rrjetës pas vetëm 10 sekondash. Edhe pse jashtë skuadrës më të mirë, asgjë nuk e zbeh formën e shkëlqyer që po kalon Lenjani me Sionin, ku në këtë sezon ka gjetur gjashtë herë rrugën e rrjetës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb