Goli kundër Napolit mund të jetë i mjaftueshëm për të siguruar një vend si titullarë të dielën kundër Genoa por nuk është mjaftueshëm për ti rrëmbyer Juves rinovimin sipas kushteve të tij. Dybala ka ende nëntë ndeshje në dispozicion për të fituar vendin e tij në projektin e Juves për të ardhmen. Sigurisht që cilësitë e tij nuk vihen në dyshim, kur Dybala është në formë është i aftë për të bërë diferencën por kaq mund të mos mjaftojë. Në vitin kur futet në skadencën e kontratës palët janë më larg se sa pranë, mes tyre është ngritur një mur me paqartësi dhe dyshime. Juve e ka bërë ofertën e fundit dhe nuk kanë ndërmend të lëvizin, palët nuk janë takuar më për këtë pjesë. Duke mos dashur ta humbasin me parametra zero, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur ta nxjerrin në merkato këtë verë. Dybala nga ana e tij nuk dëshiron të largohet, të paktën jo këtë vit, kërkon të qëndroj në Torino edhe për një tjetër sezon për tu larguar më pas falas. Kjo situatë ka bërë që palët të nisin një betejë të vërtetë në distancë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në të njëjtën kohë, Juve po mendon të gjej një tjetër sulmues pasi Morata do të kthehet në Madrid. Kean dhe Icardi janë dy emrat e parë, njëri ndërmjet tyre mund të transferohet në Torino dhe Dybala mund të shërbej si mjet shkëmbi. Ideja për tu transferuar në Paris i pëlqen sulmuesit argjentinas dhe palët mund të përfshihen në negociata për një shkëmbim të bujshëm ndërmjet tij dhe Icardit, as ish kapiteni i Inter nuk është kundër një rikthimi në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb