Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me kapjen në Mal të Zi të gomones që dyshohet se transportonte drogë. Byrime zyrtare pohuan se në bordin e mjetit lundrues ishin tre persona, 2 nga Mali i Zi dhe 1 nga Serbia.

Pas rreth 30 orësh kërkime, gomonia u kap në në ujërat e Malit të Zi. Po ashtu u bë e mundur edhe bllokimi i një tjetër gomoneje, e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

NJOFTIMI I POLICISE
Kapet gomonia që ishte në ndekje që prej ditës së djeshme nga Policia Kufitare, Delta Forcë, Guardia di Finanza, QNOD, Forcat e Armatosura dhe Policia e Kufirit dhe Forcat Speciale Malazeze

Rreth orës 17.30, Policia malazeze e mbështetur nga Forcat e Speciale të Marinës Ushtarake dhe Roja Bregdetare Malazeze ka bërë të mundur bllokimin e gomones me 3 shtetas në bord, konkretisht shtetasit: E.K dhe M.S nga Mali i Zi, si dhe R.M, nga Serbia por banues të tre në Bar-Podgorica.

Gjithashtu, ka bërë të mundur edhe bllokimin e një tjetër gomoneje e cila tentoi të ndihmonte gomonën që ndiqej që prej ditës se djeshme nga policitë e tre vendeve me koordinimin edhe të një avioni të Guardia di Finanza nën ombrellën e Frontex.

Në bordin e gomones së dytë janë kapur dy shtetas edhe këta shtetas malazeze.

Një ditë më parë, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, konstatuan mjetin lundrues që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekje të mjetit lundrues u vunë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë.

Eshtë kërkuar gjithashtu ndihma e anijës “Oriku” dhe e Helikopterit të FA-së si dhe GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë e malazeze.

Në ndjekje ishte dhe një helikopter “COUGAR” i FA shqiptare.

Gomonia tentoi të fshihej në ujrat territoriale të Malit të Zi ku u pikas e u ndalua sot.

Po vijon puna për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje. Duhet theksuar se në asnjë moment forcat policore të tre vendeve nuk e kanë ndërprerë ndjekjen dhe kontrollin për bllokimin e gomones.

Falë një pune profesionale dhe koordinimit e bashkëpunimi të shkëlqyer nga Zyrat ndërlidhese të Policise shqiptare në Bari, Itali dhe Policisë italiane e Guardia di Finanza në Pulia e NUFROM në Shqipëri, Policisë së Kufirit të Malit të Zi e forcave të Marinës ushtarake dhe Rojës Bregdetare malazeze është bërë e mundur të ndalohen dy gomonet dhe personat e përfshirë. Vijon shkëmbimi intensiv i informacionit mes policive pjesmarrëse në operacion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb