Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka publikuar pamjet se si të rinjtë shqiptarë rrezikojnë jetën me gomone të vogla dhe nisen drejt Britanisë së Madhe.

Përmes një postimin në ‘Facebook’ Mziu thekson se këto janë pamje rrëqethëse ku shihen të rinjtë në gomonen e mbushur me ujë.

Demokrati shkruan mes të tjerash se “në vitin 2022 të rinjtë me keq se në vitet ’90, për të siguruar bukën e gojës për familjen, rriskojnë në mes të oqeanit, vetëm për një shkak të Qeverisë së Rilindjes”.

MESAZHI I MZIUT
? Ndiqeni pamjet rrëqethëse në mes të Oqeanit!
?️Të rinjtë shqiptar me gomone të mbushur me ujë, për shkakë të dallgëve të jashtëzakonshme që Ju la rrugën në mes për të ikur në Angli!
Uroj që të mos ketë patur asnjë problem?
?️Sa breng e madhe, në vitin 2022 të rinjët me keq se në vitet ’90, për të siguruar bukën e gojës për familjen, rriskojnë në mes të oqeanit, vetëm për një shkak, të Qeverisë së Rilindjes që e shpopulloj vendin, që e largoj rininë, që e bëri shqipërinë të pajetueshme! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb