ANGLI – Një Gjykatë në Londër ka dënuar me burg 6 pjesëtarë të një bande që trafikonin emigrantë shqiptarë për në Britani.

Agjencia e lajmeve Sputnik në një investigim të bërë, ka zbuluar një sërë rrugësh kontrabandë të bërë nga trafikantët, si dhe disa të mbetura në tentativë.

Mes grupit të të dënuarve, ishin dhe dy shqiptarët Artur Nutaj dhe Sabah Dulaj, përkatësisht 39 dhe 23 vjeç.

“18 emigrantë shqiptarë, të cilët kishin paguar 6000 paund secili, pothuajse u mbytën më 28 maj të vitit 2016, kur gomonia që po transportoheshin gjatë natës hasi vështirësi në kanalin e Anglisë,” shkruan Sputnik. Emigrantët ishin të moshës 16-17 vjeç.

Dy shqiptarët, pjesë e bandës së trafikantëve, pas marrjes së parave cash, u siguronin rrugën për në Angli, emigrantëve që mundeshin të arrinin vetë deri në Francë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: