VLORË

Të tjera detaje për gomonen e kapur me një sasi të madhe droge mes Fierit e Vlorës që angazhoi një numër të madh efektivësh të forcave të ndryshme të policisë shqiptare.
Për disa minuta kanë kryer kontrolle FNSH, Delta Force në afërsi të fshatit Bishan dhe po vijojnë akoma.

Gomonia pa asnjë të dhënë është transportuar në Triport. Gazetari Enrik Mehmet tha se mjeti ujor nuk ka regjistrim në Shqipëri, çka do të thotë se është përgatitur për të transportuar lëndën narkotike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mjeti është i përshtatur dhe i gjerë, s’ka sinjalistikë. Me dy motorë të fuqishëm, gomonia mund të arrinte brigjet italiane brenda një kohe të shkurtër. Sasia e saktë e lëndës narkotike nuk dihet ende. Mund të jenë 800-1000 kg. Dyshohet se kanë qenë dy persona me gomonen që janë larguar në drejtim të pyllit në fshatin Bishan. Policia ka gjetur dhe gjurmë dhe dokumente por nuk jepen informacione për shkak të hetimeve”, raportoi Mehmeti.

Ai tha se trafikantët kanë zgjedhur edhe të martën si ditë me vranësira dhe me det të trazuar pasi është më e lehtë për t’i shpëtuar radarëve. Gomonia ishte e pajisur dhe me një mbulesë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: