VLORE – Një gomone me 8 persona në bord, mes të cilëve tre gra dhe fëmijë, që kishin vizituar Karaburunin, ka pësuar defekt në det të hapur, rreth 3 milje në jug të Kepit të Gjuhëzës.

Gomonia ishte nisur në orën 11:00 nga zona e triportit për në Karaburun, por gjatë rrugës së kthimit, në orët e pasdites, ka pësuar defekt në motor duke u bllokuar në mes të detit.

Sapo ka marrë njoftimin për ngjarjen, anija ‘F116’ e Forcës Detare ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi.

Mësohet se tetë personat që ndodheshin në gomone, të gjithë me shtetësi shqiptare, janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se mjeti ujor ishte në pronësi të shtetasit Arjan Xhaferraj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: