U desh një maxi operacion në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën mes Romës dhe Castelli Romani, për të parandaluar që lufta për menaxhimin e disa shesheve të trafikut të drogës të përfundonte në një kasaphanë. Armët nxirrnin tym prej disa vitesh, me atentate prita për të hequr qafe rivalët e biznesit përgjithmonë. Një grindje e vërtetë mes dy grupeve italo-shqiptare, të drejtuar nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’ në njërën anë dhe Elvis Demçe nga ana tjetër.

Vrasje të shmangura nga arrestimet, 27 të ekzekutuara mëngjesin e 18 janarit, që do të kishin zgjatur emrat e të “rënëve” në luftën për drogën, pas atyre të Selavdi Shehajt, i njohur si “Simoncino”, edhe ai shqiptar dhe i vrarë në plazh në 2020 dhe ai i Fabrizio Piscitelli, i njohur si ‘Diabolik’, i vrarë në mes të ditës dhe sipas këtij hetimi të fundit nga karabinierët, shumë pranë Elvis Demçes.

Selvald Shehaj

Selvald ShehajPiscitelli ishte kapoja e tifozëve ultras të Lazio me emrin “Irriducibili”.

 

Blitz-i i fundit u koordinua nga drejtoria antimafia e rrethit dhe zyra e prokurorit të Romës. 27 personat që kanë përfunduar në shënjestrën e atyre që kanë hetuar, janë rëndshëm të dyshuar për akuza të ndryshme si “organizatë me qëllim trafikun e drogës të rënduar me metodën mafioze, zhvatjes, dëmtimit si pasojë e zjarrit, ndalimi dhe mbajtje e armëve të zjarrit në vend publik”. Krime të rënda, të cilat rrëfejnë dhunën e dy grupeve, atë të Arapajt dhe atë të Demçes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kush janë Ermal Arapaj dhe Elvis Demçe

Hetimet kanë nisur shumë kohë më parë. Ishte 27 dhjetor 2017 kur në Artena u gjet trupi i djegur i Cristian Di Lauro, i zhdukur ditën e Krishtlindjeve. Një vrasje brutale që nxiti karabinierët të nisin një sërë hetimesh dhe në këtë mënyrë të zbulojnë figurën e Ermal Arapajt dhe mënyrën sesi ai kishte ngritur një grup të mirëstrukturuar.
Demçe, nga ana tjetër, u shfaq në hetimet e njësisë së Romës në prill 2020 menjëherë pas lirimit në “arrest shtëpiak”.

Kështu në periudhën 2017-2020, hetimet zbuluan mënyrën e funksionimit të dy grupeve italo-shqiptare që konsiderohet “një strukturë organizative solide dhe me disponueshmëri të armëve të zjarrit”. Angazhimi kryesor është trafiku i kokainës dhe hashashit.

Sipas hetuesve, një rëndësi të veçantë ka figura e Elvis Demçes, citon lapsi.al. I konsideruar si grupi i Piscitellit, ai ka një “profil të lartë kriminal”, i karakterizuar nga dëshira për të arritur “shpejt, nëpërmjet furnizimit me sasi të mëdha droge dhe rikuperimit të borxheve në një mjedis të dhunshëm. Në këtë mënyrë ka siguruar likuiditet të nevojshëm për të konsoliduar forcën kriminale të organizatës së tij”.

Me pak fjalë, një kriminel i gatshëm të bëjë gjithçka. Emri i tij doli gjithashtu në qendër të hetimeve për vrasjen e Federico Di Meo në 2013.

Rritja e Demçes dhe dhuna në mbledhjen e borxheve

Megjithatë, karizma dhe kalibri i tij e shtynë policinë të përvijonte më mirë figurën e tij. Dhe kështu, më 27 korrik 2020 dolën “elemente shumë të qartë në lidhje me blerjen e afërt të një ngarkese të madhe droge” nga grupi Demçe. Droga u sekuestrua më 7 gusht në një makinë Porsche Macan, brenda së cilës kishte 2 të rinj. Karabinierët gjetën në bagazh rreth 90 kilogramë kanabis. Hetuesit konfirmuan se grupi qarkullonte sasi të mëdha droge që i jepnin fitime të majme.

Por nuk është vetëm droga aktiviteti i vetëm në organizatën e Demçes. Ai përdori metoda mafioze për të siguruar territore duke frikësuar dhe goditur rivalët dhe blerësit që nuk shlyenin dot borxhet. Në një rast, në San Basilio, ekipi i dhunshëm i Demçes zhvati dy vëllezër, pronarë farmacie në një nga sheshet më të populluara në Romë. Ai u bëri presion duke u marrë 100 mijë euro për të paguar një sasi droge.

Grupi i Arapajve

Më në periferi të Romës vepron grupi i Ermal Arapajt, i cili kishte një bazë operacionale në Velletri. Nga sa është zbuluar, grupi i tij kriminal akuzohet se ka rritur “biznesin” e tij nëpërmjet dërgesave të drogës. Grupi siguronte kokainën nga disa shqiptarë të tjerë ndërsa nuk mungonin kontaktet edhe me Holandën dhe Kolumbinë. Ata përdornin 2 shtëpi në Romë ku ruanin një pjesë të sasive të lëndëve narkotike që ua dorëzonin klientëve, por edhe garazhe si bazë mbështetëse.

Sherri mes Arapajt dhe Demçes

Duket se Ermal Arapajt zona e tij i dukej e vogël. Për Elvis Demçen as Roma nuk mjaftoi. Kjo është arsyeja pse të dy, që më parë jetonin në paqe, filluan një luftë. Sipas hetimeve të bëra nga karabinierët, tensioni u rrit kur Elvis Demçe filloi të kërkonte kontrollin e farmacive në lagjen Velletri të menaxhuara, deri në ditën e lirimit të tij, nga Ermal Arapaj. Bisedat e përgjuara konfirmojnë urrejtjen e Demçes ndaj bashkatdhetarit të tij, i cili pas arrestimit kishte marrë drejtimin, por pa i dhënë cent si shpërblim.

Një fyerje kjo për shqiptarin. Kështu, mungesa e kompensimit e bëri Demçen të planifikonte një pritë kundër rivalit të tij më 9 korrik 2020, në komunën e Lanuvios. Një pritë nga e cila Arapaj arriti të shpëtojë duke qëlluar i pari dhe duke goditur në këmbë një nga ekzekutorët e caktuar nga Demçe. Mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes hapi zjarri në Velletri, duke dëmtuar vilën dhe makinat e Arapajt si dhe partneres së tij.

Federico Di Meio

Ky përshkallëzim i dhunshëm e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes. Por ishte vetëm një pushim për një kohë të shkurtër. Me kthimin në Itali, Arapaj kishte filluar të planifikonte me shumë detaje vrasjen e Demçes.

Maschera In Lattice

Plani duket e u pengua nga hetimi i operacionit “Alba Bianca”, i realizuar në 9 shkurt 2021 ku Arapaj përfundoi në pranga. Gjatë kontrollit në një shtëpi në Fermo ku banonte Arapaj dhe partnerja e tij, u gjet një pistoletë model Steyr 40 me numër serie të fshirë, një karikator me 12 fishekë dhe një maskë silikoni. Me sa duket kjo do të përdorej për fshehur fytyrën e autorit të vrasjes së rivalit të tij, Elvis Demçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb