Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe,  duke folur në Skype në “News 24”, tha se kolaudimi i makinave do të shtyhet për 3 muaj. Ai shtoi se brenda janarit, pritet miratimi i aktit normativ në Kuvend.

“Afati për kolaudimin shtyhet për 3 muaj. Është dashur 1 vit që koncesionari të marrë shërbimin dhe ta nisë nga fillimi. Pritja ka të bëjë me kontrollin cilësor ndaj qytetarëve, por edhe për shtetin vetë. Brenda janarit, pritet miratimi i aktit normativ në Kuvend. Çdo datë skadence shtyhet me tre muaj. Kjo është një ndihmë ndaj qytetarëve, sepse shtyn edhe afatin e pagesës. Mjetet këtë vit qarkulluan më pak. Parlamenti pritet që të na zyrtarizojë këtë gjë”, tha Gonxhe.

Blendi Gonxhe u shpreh se taksat e mjetit nuk do të shtyhen, kurse tha se rezervimet do bëhen online.

“Nuk kemi mundësi të shtyjmë edhe taksat e mjetit. Procesi nuk është i lehtë, pasi na duhet të përditësojmë programin, na duhet të lidhim sistemin. Kjo gjë kërkon kohë. Koncesionari të zbatojë rregullat ose ndryshe të largohet. Nuk do luhet më me rezervimet. Sistemi i ri është duke u mbaruar, shumë shpejt do jetë online në E-Albania”, deklaroi Gonxhe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb