Vetëm sa është lënë mënjanë, por çështja “Higuain” nuk është mbyllur dh aq më pak nuk është harruar në shtëpinë e Juventus. Pas dyshimeve gjatë javëve të izolimit që sulmuesi kaloi me të afërmit në Argjentinë, e ardhmja e tij vazhdon të jetë larg kampionëve italianë. Tani më shumë se kurrë, sipas asaj që raporton “Ëashington Post”. Prestigjozja amerikane bën të ditur se Higuain po mendon seriozisht tranferimin në MLS. Më saktë te DC United, ku do të gjente vëllain e tij, Federico, që përveçëse futbollist është edhe zëvendëstrajner i kësaj skuadre.

Higuain Scaled
Higuain Scaled

Sipas të përditëshmes, tratativa është vetëm në hapat e para, por sulmuesi e ka marrë seriozisht këtë opsion për karrierën e tij. Një gjë është e sigurt, Gonzalo Higuain nuk është i kënaqur te Juventus, ku pavarësisht se u bashkua me mentorin e tij Maurizio Sarri nuk e ka realizuar objektivin e tij për një vend fiks në formacion. Kjo konfirmohet edhe nga aktivizimet në sfidat e luajtura të këtij sezoni deri në ndërprerjen e tij. Vetëm pak javë më parë, mediat argjentinase folën edhe për një rikthim të tij te River Plate, skuadra që e bëri të njohur në arenën ndërkombëtare përpara transferimit në Europë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: