Një përditësim i rëndësishëm për algoritmin e kërkimit të Google po vjen, me të cilin gjigandi do të penalizojë faqet dhe përmbajtjet që përhapin lajme të pasakta, të paverifikuara dhe mashtrime.

Fokusi i kompanisë është mbi të gjitha klikimi, ose praktika e krijimit të përmbajtjes posaçërisht për të fituar pozicione dhe klikime përdoruesish, shpesh duke përdorur tituj që nuk pasqyrojnë lajmet e raportuara.

Duke filluar nga e hëna, 22 gusht, përditësimi i Përmbajtjes së dobishme do të publikohet globalisht për përdoruesit anglishtfolës, ndërsa një i dytë është planifikuar për javët e ardhshme në gjuhë të tjera.

Në një postim, kompania Mountain View shpjegon se përmbajtja e besueshme do të shpërblehet, sepse në fakt ndihmon njerëzit, me informacione të dobishme, si dhe vlerësimet më të besueshme.

“Shumë prej nesh kanë përjetuar zhgënjimin e vizitës së një faqeje interneti, që duket se ka atë që ne po kërkojmë, por nuk i përmbush pritshmëritë tona”, shkruan Google. “Ne punojmë shumë për t’u siguruar që faqet që shfaqim në “Kërko” janë sa më të dobishme dhe të rëndësishme që të jetë e mundur. Për ta bërë këtë, ne po i përpunojmë vazhdimisht sistemet tona. Vitin e kaluar, ne shpalosëm mijëra përditësime kërkimi bazuar në qindra mijëra teste, duke përfshirë vlerësimet dhe reagimet nga shikuesit.” Me këtë risi, do të shpërblehen përmbajtjet edukative, përmbajtjet argëtuese, faqet e besueshme të internetit për blerje dhe faqet që lidhen me teknologjinë, duke preferuar faqet origjinale, që përmbajnë komente dhe njohuri.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb