Skuadra e kërkimit në Google ka vënë re që njerëzit rregullisht shtypin shprehjen “humba telefonin”. Në vend që të shfaq artikuj me këshilla konfliktuale se çfarë duhet të bëni kur telefoni juaj është vjedhur, ose është fshehur poshtë krevatit, Google do i drejtojë njerëzit te një faqe e re Find My Phone (Gjej Telefonin Tim).

Është një nga shumë tiparet që kompania ka shtuar në kutinë My Account (Llogaria Ime).

E prezantuar vitin e kaluar, My Account është një vend qendror për njerëzit që të kontrollojnë cilësimet e privatësisë dhe sigurisë të llogarive të tyre të shumta Google, si YouTube, Gmail dhe Google Maps. Ishte një përpjekje për t’i bërë cilësimet e Google më pak të paqëndrueshme dhe ti lehtësojë njerëzit duke i dhënë atyre më shumë kontroll mbi të dhënat e shumta të grumbulluara në Google.

Android dhe Apple kanë ofruar shumë cilësime për të gjetur telefonat e humbur, por kjo është hera e parë që ato janë të grumbulluara në një vend dhe të integruara me rezultatet e kërkimit.

Zotëruesit e telefonave të humbur mund t’i shkruajnë ose telefonojnë telefonit ose tabletës së tyre, të çaktivizojnë çdo llogari Google në largësi, ose ta shohin atë në një hartë. Për disa opsione, përdoruesit iOS ridrejtohen në faqen iCloud.

Është edhe një lidhje për të “arritur” në zyrën më të afërt Lost and Found (Të humbura dhe Të gjetura), që thuhet se është një opsion i mirë në Evropë dhe Azi.

Mjeti Find My Phone është tani i vlefshëm në My Account, dhe do të vijë së shpejti në rezultatet tuaja të kërkimit plot panik.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: