Gjiganti i kërkimit Google ka zbuluar se duke filluar nga viti 2017 do të ofrojnë shërbimin për dërgimin e porosive me dron. Projekti i nisur, i quajtur “Projekti Wing” është duke u zhvilluar nga grupi kërkimor i kompanisë “Google X Labs”. Qëllimi i Google-it është që të dërgojë sa më shpejtë porositë e klientëve nëpërmjet avionëve të telekomanduar.

Lajmi është bërë i ditur nga David Vos, drejtuesi i projektit Wing. “Qëllimi ynë është të kemi një biznes komercial në 2017-ën,” tha z. Vos gjatë një fjalimi të mbajtur në konventën për kontrollin e trafikut në ajër, e cila u zhvillua në Uashington.

Nuk janë dhënë informacione të tjera se çfarë lloj dronësh do të përdorë Google për shërbimin, apo çfarë paketash do të dërgojë.

Dyqane të tjera në internet, si Amazon apo Alibaba, po përdorin dronët për dërgimin e porosive tek klientët.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: