Apple dhe FBI janë në mes të një rasti gjyqësor në lidhje me kodimin e mesazheve, ndërsa dje gjatë ditës është mësuar se edhe aplikacioni i mesazheve WhatsApp mund të jetë subjekt i një çështje të ngjashme në të ardhmen.

Tani sipas një raporti të fundit, një numër i kompanive të internetit e kanë ndërmend ta rrisin kodimin e mesazheve për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve të tyre, dhe emrat e këtyre kompanive përfshijnë emrat e mëdhenj sikurse Facebook, Google dhe WhatsApp.

Lajmi vjen në një raport të publikuar nga The Guardian të cilët kanë thënë se gjigantët e teknologjisë kanë për qëllim ta rrisin kodimin në prag të rastit të fundit të gjykatës mes Apple dhe FBI. Të gjitha këto kompani e kanë mbështetur Apple në këtë rast.

Kompani të tjera teknologjike janë në kërkim të përmirësimit të kodimit për shërbimet e tyre për të mbrojtur të dhënat e tyre dhe përdoruesit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: