Kompania amerikane e teknologjisë Google u gjobit me 500 milionë euro në Francë për një mosmarrëveshje me botuesit francez të gazetave që duan që kompania të paguajë për përdorimin e lajmeve të tyre.

Agjencia franceze për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se Google kërcënohet me 900 mijë euro shtesë në gjobë në ditë nëse gjigandi i teknologjisë në afat prej dy muajsh nuk bën propozime se si të dëmshpërblehen prodhuesit e lajmeve.

Një filial i Google-s në Francë tha se është shumë i zhgënjyer me vendimin dhe se gjoba “nuk pasqyron përpjekjet e bëra ose realitetin e përdorimit të lajmeve në platformën tonë”.

Kompania tha se po negocionte një zgjidhje dhe ishte në prag të arritjes së një marrëveshjeje me disa botues të medias.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb