Gjigandit të motorit të kërkimit Google i është dhënë një afat gjashtë javor për tu kthyer një përgjigje akuzave të Komisionit Europian kundër sistemit operativ mobile Android. Në muajin Prill autoritetet europiane thanë se kërkesa e Google nga prodhuesit e telefonëve për të integruar aplikacionet Google Search dhe Chrome në produktet e tyre për të përfituar dyqanin e aplikacioneve Play Store mund të dëmtojmë konkurrencën e dhe konsumaorët.

“Komisioni ka vendosur të shtyjë afatin për një përgjigje konkrete nga Google lidhur me Android gjer më 7 Shtator. Google kërkoi më shumë kohë për të rishikuar dokumentet e padisë,” u shpreh një zëdhënës i Komisionit Europian.

Afati i parë ishte data 27 Korrik dhe nëse Google humbet këtë betejë ligjore me autoritetet europiane rrezikon të vuajë sanksione me vlerë 7.4 miliard dollar, ose 10 % të të ardhurave globale. Ditën e djeshme akuza të reja erdhën nga Komisioni Europian në drejtim të Google duke sulmuar praktikat e biznesit të reklamimit të kompanisë.

Sistemi operativ i Google gjendet në 1,4 miliard paisje në mbarë botën duke i garantuar platformës pozitat e liderit në këtë sektor./Pcw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: