Tag Heuer, kompania kineze që njihet për krijimin e orëve luksoze, njoftoi se do të prezantojë në fund të këtij viti një orë inteligjente që përdor sistemin operativ Android të Google-it dhe procesorin Intel. Shefi ekzekutiv i Tag Heuer, Jean-Claude Biver, nuk zbuloi ndonjë detaj mbi çmimin, veçoritë apo dizajnin, por vetëm tha se do të prezantojë orën e parë inteligjente luksoze Android në tremujorin e katërt.

Të tri kompanitë njoftuan partneritetin e tyre gjatë një konference të organizuar në Bazel, Zvicër. Me krijuesen e orëve luksoze, TAG Heuer, që do të jetë përgjegjëse për dizajnin, Google për softuerin dhe Intel për cipi, njësitë 10 mijë dollarësh të Apple Watch do të kenë një rival shumë të fortë.

Apple Watch do të hidhet në treg më 24 prill dhe çmimet e saj do të fillojnë nga 350 dollarë deri në 17,000 dollarë për një model të larë me ar 18 karat. “Vendimi i Tag Heuer për të bashkëpunuar me kompanitë teknologjike në krijimin e një ore inteligjente…do të ndiqet nga shumë partneritete të tjera të ngjashme,” deklaroi Ben Wood,, drejtori i kërkimeve tek CCS Insight.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: