Të pasionuarit pas celularëve kanë përqendruar të gjithë vëmendjen tek Iphone 8 që pritet të dalë në treg në vjeshtë. Iphone i ardhshëm i Apple pritet të ketë një kamer të gjeneratës së re përpara, e cila do ketë edhe aftësinë për njohje të fytyrës. Por duket se kompanitë e tjera po përpiqen të konkurojnë telefonin e ardhshëm.

Një nga këto është edhe gjigandi i kërkimit ‘Google’ që ka konfirmuar se po ndërton një gjeneratë të dytë të celularit Pixel për tregun e celularëve të shtrenjtë.

Konfirmimi vjen nga Rick Osterloh gjatë një interviste me AndroidPT. Besohet se “Pixel 2” do të prezantohet këtë vjeshtë, ndërsa do të garojë direkt me iPhone 8 të Apple.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: