Google përkujtoi këtë të martë me një doodle aktorin egjiptian Michel Demitri Chalhoub, të njohur më shumë si Omar Sharif që do të mbushte sot 86 vjeç. Omar Sharif lindi në 10 prill të 1932 në Aleksandri. Gjatë fëmijërisë ndihmoi të atin në një zdrukthtari, më vonë u diplomua në universitetin e Kajros me një doktoraturë në matematikë dhe në fizikë.

Megjithatë e ardhmja e tij do të ishte kinematografia. Aktori legjendar ka protagonizuar filma që kanë bërë histori në kinema si “Lorenci i Arabisë (1962), Doktor Zhivago (1965) dhe Funny Girl (1968). Për rolin e tij të luftëtarit arab, Sharif fitoi një Glob të Artë dhe ishte kandidimi i tij i vetëm për Oskar.

Ky ishte roli i tij që e bëri të njohur ndërkombtarisht pas një sërë rolesh në Egjipt. Fliste rrjedhshëm anglishten, arabishten, spanjishten, greqishten dhe frëngjishten. Ishte një lojtar mjaft i njohur i brixhit.

Në vitin 2003 vlerësohet me një Cezar të akademisë franceze, ka fituar kupën Volpi si aktori më i mirë në Festivalin e Venecias për filmin “Monsieur Ibrahim”. Ka marrë një medalje nga “Unesco Einstein” në vitin 2005 për mbështetjen e tij në diversitetin kulturor. Vdiq në 10 korrik të 2015 pas një infarkti kardiak, shkruan bota.al.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: