Google premtoi në vitin 2014 se do të përfshijë më shumë femra në faqen e saj të kërkimit. Doodle i sotëm tek motori i kërkimit i kushtohet femrës më të bukur në fushën e aktrimit dhe të teknologjisë.

Gjiganti i kërkimit festoi sot ditëlindjen e 101-të të aktores Hedy Lamarr, e cila është cilësuar si “femra më e bukur në botë”. Emri i saj i vërtetë është Hedwig Kiesler dhe lindi në Vjenë të Austrisë në vitin 1914. Ajo ishte me prejardhje hebreje dhe e bija e një bankieri dhe pianisti.

Pavarësisht suksesit si aktore, Lamarr nuk u mjaftua me aq, por shfaqi pasionin e saj edhe në botën e teknologjisë. Aktorja e Holliwood-it kalonte netët duke shpikur një sistem komunikimi me internet me valë për t’iu ardhur në ndihmë aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në betejën e tyre me nazistët. Ajo mori në vitin 1942 një patentë për “teknologjinë e përhapjes së spektrit”, që përdoret aktualisht tek Wi-Fi, Bluetooth dhe teknologjia LTE.

Lamarr vdiq në vitin 2000, në moshën 85-vjeçare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: