Google Photos në iOs u bë një tërësi shumë më e dobishme për përdoruesit e iPhone 6S. Versioni i ri i programit tani ju lejon te shfaqni dhe mbështesni Live Photos (Fotot e Gjalla), klipet e shkurtra të animuara që ju mund ti merrni nga nj iPhone 6S.

Duke qenë se shumë njerëz përdorin Google Photos për të parë fotot dhe videot e tyre, mungesa e suportit të Fotove të Gjalla – të cilat zënë më shumë hapësirë se fotot normale—përbënte disi një faktor qe përdoruesit të largoheshin nga Google Photos.

Karakteristikat e reja përfshijnë lundrim të përmirësuar të aplikacionit, mbështetje për iPad Pro dhe iPad Split Vew, dhe përdorim të reduktuar të kujtesës së fshehtë kur pajisja nuk ka shumë hapësirë, shkruan krokodili.
Përditësimi vjen disa ditë pas një riparimi mjaft të rëndësishëm të versionit në internet të Google Photos, i cili prezantoi mjete të reja redaktimi për fotot. Ju mund ta gjeni versionin e ri të Google Photos për iOS në App Store e Apple.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: