Google ka zbuluar aksidentalisht detajet e Pixel 2, shumë më herët nga sa e kishte parashikuar. Një kod i aplikacionit Google zbulon disa veçori, të cilat besohet se janë pjesë e Pixel 2, ku përfshihet një kornizë e aparatit.

Disa prej detajeve, të cilat u raportuan nga “9to5Google”, nuk janë diçka e re për ne, por fakti që janë gjetur prova i bën ato edhe më të besueshme.

Në mesin e tyre, më intriguese ishte një veçori e quajtur “Squeeze for your Assistant.” I ngjashëm me HTC U11, Pixel 2 do të ketë një komandë e cila aktivizon asistentin virtual duke palosur telefonin.

Një tjetër veçori interesante është diçka e quajtur “routines,” me të cilën përdoruesit me një komandë të vetme mund të kryejnë disa veprime njëherazi.

Një gjë e tillë do të ishte shumë e rëndësishme dhe e vyer sidomos për shtëpitë e automatizuara, si psh: asistentit i kërkoni të fikë dritën e shtëpisë dhe ai fik njëherazi edhe termostatin.

Së fundi, në kodin e Google u gjetën referenca të “sleep sounds,” tinguj të cilët ndihmojnë përdoruesit të flenë. Gjithashtu janë zbuluar detaje edhe për “Google Bar,” por nuk dihet se çfarë do përdoret.

Për të mësuar të gjitha detaje na ngelen pak ditë, pasi Google prezanton Pixel 2 më 4 Tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: