RUSI- Në një prononcim për media ish lideri sovjetik Gorbaçov ka deklaruar se SHBA të Amerikës po e çojnë Rusinë drejt një lufte të ftohtë. Sipas tij kjo situatë mund të përfundojë në një konflikt të dhunshëm.

“SHBA na ka zvarritur tashmë në një Luftë të re të Ftohtë, duke u përpjekur të zbatojë haptazi idenë e vet të triumfalizëm”, tha Gorbaçov.

Ish-udhëheqësi BRSS, emri i të cilit është i lidhur me fundin e Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, është i shqetësuar për pasojat e mundshme të rëndësishme.

“Çfarë ndodh më pas? Për fat të keq, unë nuk mund të jem i sigurt që Lufta e Ftohtë nuk do të sjellë një të “nxehtë”.”

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: